Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Vetvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se çështja e kryetarit të Parlamentit është çështje e mbyllur.
Bahtiri, ka thënë se LDK-së i kanë ofruar kryetarin e Kuvendit por këta të fundit kanë dashur Presidentin.
Ai ka thënë se me 26 dhjetor madje propozuan që ata të bëjnë propozimin e një anëtari të LDK-së në krye të Kuvendit por përsëri LDK nuk deshi dhe shkuan me kandidatin e tyre.
Bahtiri ka thënë se Vetëvendosje për shkak të parimeve nuk bën Pazar me një pozitë siç është Kryetari i Kuvendit.
“I kam thënë personalisht edhe Agim Veliut se mbi këtë post nuk kalon asgjë. Gjithçka mund të diskutohet por posti i Kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.
Zyrtari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e hapur për të diskutuar për të mirën e Kosovës, por sipas tij kjo parti nuk do të shkel mbi parimet e saja.
Bahtiri thotë se ajo çfarë po kërkon LDK-ja është e pa realizueshme dhe sipas tij Vetëvendosje “s’ka ku të shkojë më”.
“Largimi i Glauk Konjufcës do të ishte poshtërim për Vetëvendosjen dhe vet institucionin e Kuvendit”.
I pari i Mitrovicës ka thënë se Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes me Vetëvendosjen.
“Jo Agim Veliu por Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes”, ka thë ai, përcjell Telegrafi.
Bahtiri thotë se LDK-ja qysh kur ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme ka treguar se nuk është e interesuar për marrëveshje.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se stërzgjatjen e bisedimeve dikush do ta paguajë por sipas tij jo LVV pasi që sipas tij ata kanë bërë