Kryetari aktual i Mitrovicës u njoh pak kur erdhi para katër vitesh dhe fitoi në Mitrovicë, mirëpo shpejt arriti të bëhet i njohur për të gjithë.
E meqë vetë s’ishte i njohur dikur, deshi që të njohur ta bënte edhe emrin e babait të tij, shkruan gazetametro.net.
Kështu, qytetarët e Mitrovicës emrin e babait të kryetarit mund ta shohin gjithmonë në një prej rrugëve të qytetit.
Por, për këtë kanë reaguar edhe Dega e PDK’së në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se Bahtiri abuzoi me pushtetin, duke lidhur edhe emërimin e rrugëve me emra të familjarëve.
Ndërkohë, Metro provoi të kontaktonte me kryetarin Bahtiri, mirëpo në telefon u përgjigj asistentja e tij. Ani pse ajo tha se gazeta mund ta kontakojë pas 20 minutash, ajo nuk u përgjigj në thirrjet e mëpastajme.
Ndryshe, babai i kryetarit aktual të Mitrovicës nuk ishte i njohur për ndonjë veprimtari publike në çfarëdo sfere. Ai kishte qenë tregtar bagëtish kohë më parë.