Ishte fushata e parë zgjedhore e tij. Agim Bahtiri erdhi nga Holanda për të garuar për të parin e Mitrovicës. Ai atëkohë premtoi fabrika të kërpurdhave, kontejnerë nëntokësor, e fabrika të qumështit. Premtoi edhe 15 mijë vende të reja të punës.
Realisht, asnjëra nga këto nuk ndodhi. Ai premtoi edhe nxehje me bërthama të kumbullave. Gjatë një tubimi, ai theksoi se nëse ne nuk fitojmë, këtë vend e ka mallkuar Zoti. Ai fitoi, por premtimet e lartcekura nuk janë realizuar asnjëra për dy mandate qeverisje.
Ai është kandiduar tanimë nga LVV! për mandatin e tretë qeverisës në Mitrovicë.
Ju ftojmë ta ndiqni videon: https://www.youtube.com/watch?v=chZgkvn_850