Para dy ditësh është lidhur koalicioni mes PAN-it dhe AKR-së, i cili i garanton numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrit, edhe pse ende nuk është thirrur vazhdimi i seancës konstitutive.
Mediat kishin raportuar pas lidhjes së këtij koalicioni për disa pakënaqësi te Lista Serbe, por të cilat nuk janë konfirmuar nga ky subjekt politik i serbëve të Kosovës.
Me dinamiken e formimit të institucioneve, tash është duke u marrë edhe AKR-ja.
Veriu.info ka siguruar disa fotografi të nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri dhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, të cilët janë parë duke hyr së bashku në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë
Siç mëson Veriu.info, Bahtiri dhe Rakiq po zhvillojnë një takim në këto momente, nga i cili pritet të dilet me hapa konkret për formimin e institucioneve gjatë kësaj jave.