Agim Veliu kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër?
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë afër arritjes së një marrëveshje që kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu të bëhet kryetar i LDK-së.
Një deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në kushte anonimiteti i ka thënë GazetaBlic ka thënë se me pajtim të kryetarëve të degëve, më 3 gusht të këtij viti, Agim Veliu pritet të zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, për t’u zgjidhur Veliu kryetar i LDK-së, është vendosur një kusht nga nënkryetari i partisë Lutfi Haziri.
Ai në mbledhjen e kryesisë që u mbajt dje gjatë orëve të mbrëmjes, ka thënë se do të pranonte të hiqte dorë nga posti i kryetarit dhe do ta mbështes Agim Veliun, vetëm në rast se ai (Lutfi Haziri) të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit, në zgjedhjet që pritet të mbahen shumë shpejt.
Ditët në vazhdim pritet takim kokë më kokë mes Veliut dhe Hazirit, ku prezent do të jetë edhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, thotë ky burim i GazetaBlic.
Tashmë u bë e ditur se kryetari aktual i LDK-së, ka hequr dorë nga gara për një mandat të radhës në krye të partisë.