fbpx
Lajme

Agron Demi numëron dështimet e Qeverisë Kurti: Për çfarë ndryshimi po flasim?

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka thënë se kjo partia e re “e shpresës” që tashmë është në Qeveri, nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik.

Përmes një postimi në Favebook, Demi i ka numëruar ‘dështimet’ në punë që Qeveria e Kurtit nuk ka arritur ende që ti plotëson, duke pyetur se për çfarë ndryshimi po flasim.

Pas 20 vitesh keqpërdorimi e keqmenaxhimi, qe dy vjet kjo partia e re “e shpresës” nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik, institucionet nuk kanë material me lëshu letërnjoftime e pasaporta, buxheti për investime kapitale vazhdon me shku te komunat që qeverisen nga partia që udhëheq qeverinë, xhipat e zi zyrtarë vazhdojnë me terrorizu nëpër rrugë, vazhdon kapja e ndërmarrjeve publike me njerëzit e partisë, realizimi i buxhetit është në nivelin më të ulët historik, seancat parlamentare vazhdojnë me dështu për shkak të mungesës së kuorumit, politika e jashtme nuk ekziston, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm…”, ka shkruar Demi.

Në fund të gjithë kësaj, Demi ka pyetur se ‘Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?’.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close