Epilogu

Ahmet Krasniqi 1998: Adem Demaçi është njëra ndër fytyrat më të shndritshme të historisë së re të popullit të Kosovës

Kolonel Ahmet Krasniqi e kishte autorizuar një intervistë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Ai në një intervistë ishte deklaruar edhe për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Revista ushtarake: Si e vlerësoni emërimin e Adem Demaçit si përfaqësuës politik të UÇK-së dhe si e mendoni bashkpunimin me të?

Ministri A.Krasniqi: Baca Adem është njëra ndër fytyrat më të shndritshme të historisë së re të popullit të Kosovës. Duke marrë parasyshë vujtjet, qellimet, burgjet e tij, besoj se emrimi i tij në këtë funksion, do të ndikoj pozitivisht në institucionalizimin e UÇK-së dhe bashkimit të të gjitha forcave çlirimtare.

Kudusi Lame ka folur edhe për linjat brenda FARK-ut duke shtuar se “Nuk e di a i takon Ahmet Krasniqi linjës së Rugovës, sepse Ahmet Krasniqi ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ka firmosur për botimin e një reviste ushtarake, ku realisht në atë revistë fliten shumë fjalë të këqija për Ibrahim Rugovën. E botonin këta, e botonin këta Ministria e Mbrojtjes. Dhe flitej shumë keq për Ibrahimin në atë revistë, e ka firmosur Ahmet Krasniqi. Prandaj nuk e di në shërbim të kujt kanë qenë këta, por e di që Ahmeti ka pasur shumë rezerva ndaj shumëkujt sepse ai ka ndejtur me mua shumë, por ai është i vdekur dhe s’mund t’i them hajde këtu e foli këto, e po ia la heshtjes”.

Exit mobile version