Naim Geci ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B ngjarjen se si ishte ekzekutuar, kolonel Ahmet Krasniqi.
Geci, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Krasniqit, ka folur për situatën para se të ndodhte atentati.
“Kanë dalluar oficerët që kanë shërbyer në Slloveni, ata në Kroaci dhe këta në Bosnje. Këta të Sllovenisë kanë qenë më të përmbajtur, më perëndimor dhe jo arrogant. Oficerët që kishin shërbyer në Kroaci ishin të prekur pak nga lufta, kanë qenë pak më ndryshe. Ndërsa këta të Bosnjës kishin ardhur prej luftës të gjithë kishin qenë pjesëmarrës të luftën e Bosnjës”.
Geci ka thënë që atëkohë Krasniqi kishte pasur dyshimet e tij për disa grupe brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
“Koloneli ka pas dyshim se po i bëhet një komplot. Kanë qenë dy ose tri grupe brenda. Kane qenë një grup Xhfer Jashari, Halil Bicaj ka qenë një grup tjetër. Edhe ka qenë një djalë, Genc Kelmendi”.
“Ka pas një injorancë nga Xhafer Jashari. Si mos me e dashtë si komandant, s’e ka pranuar urdhrin si duhet, nuk i ka marrë punët për t’u kryer. Në një formë shumë e ka injoruar”.
Krasniqi madje kishte kërkuar nga njeriu i afërt i tij, që të bënte një raport lidhur me personat që kishte dyshime.
“Më ka thënë për disa njerëz me i përcjell se po dyshoj diçka, me ka thënë ‘po dyshoj për takimet e tyre se me kë po takohen’. E kam pyetur se mos po e shqetëson diçka, me pati thënë thjesht dua ta di se kam dyshimet e mia”.
“I kam vëzhguar dhe kam bërë një raport të vogël. Raportin nuk me ka thënë ta protokolloj. Disa raporte me ka thënë t’ia tregoj vetëm atij”.
“Nuk kam pas ndonjë argument se dikush prej këtyre grupeve do të bejë ndonjë komplot apo atentat”.