fbpx
Lajme

Arrestohet një grua në Gjilan, dyshohet se mbyti foshnjën e porsalindur

Një grua nga Gjilani është arrestuar të premten nën dyshimin se e njëjta ka mbytur foshnjën e porsalindur. Siç njofton Policia, gruaja ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete.

Raporti i Policisë:

VRASJE E FOSHNJËS GJATË LINDJES

Gjilan (NN) 23.10.2017-14:30. Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete. E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close