fbpx
Rozë

Ahmeti: Sunny Hill Festival të zhvendoset në afërsi të Bërnicës

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa së bashku me babanë e saj Dukagjin Lipën e kanë realizuar një intervistë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në këtë intervistë që është transmetuar në televizionin Klan Kosova, ata kanë diskutuar rreth situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, dhe rreth mundësisë së organizimit të Sunny Hill Festival për këtë vit.

Ahmeti ka thënë se si artdashës do të dëshironte që një ngjarje e tillë të organizohet, por si kryetar i Komunës duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të jap premtime deri në normalizimin e situatës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se është duke e diskutuar me ekipin e tij që festivali të zhvendoset nga parku i Gërmisë, në afërsi të Bërnicës.

“Sivjet kemi pasur ta lëvizim festivalin. Ideja ka qenë që Gërmia tashmë është bërë e vogël për festival. Unë e kam diskutuar këtu me ekipin dhe kemi menduar që Sunny Hill Festival ta zhvendosim në një hapësirë më të madhe dhe më të bukur – në afërsi të Bërnicës”.

“Është vend ku ka shumë më shumë hapësirë dhe do të ishte mirë që festivalet e tilla t’i mbajmë jashtë qytetit dhe në të njëjtën kohë t’i mbajmë qytetarët e qasshëm”.

“Kjo do të na ndihmojë neve që të investojmë duke mbjellë drunj dhe duke investuar në gjëra të tjera”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close