Para disa vitesh, nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri kishte deklaruar në emisionin Puls të KTV-së se ai ishte në celulat e para të UÇK-së, duke deklaruar se “Kam qenë udhëheqës i rekrutimit dhe i organizimit të trajnimeve të luftëtarëve në Shqipëri në kampe dhe struktura në Shqipëri, ku rol të veçantë ka pas Sali Çeku dhe Hafiz Gagica më shumë se gjithkush tjetër. Unë kam qenë njeriu kryesor në Anamoravë, pra kam qenë përzgjedhës për t’i dërguar në ushtrime ushtarake. Unë e di saktë me kë kam punuar në Ferizaj dhe saktë lidhjen time në Llap. Nesër Rrustem Mustafa – Remi del dhe thotë se Lutfi Haziri nuk ka qenë i organizuar dhe i strukturuar, sepse Ahmet Hoxha ka vdekur, është dëshmor në Ferizaj, por Shukri Buja është gjallë. Dalin njerëz dhe tregojnë ku ne e kemi shtrirë rrjetin e organizimit”, thoshte ai.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar tani edhe Avni Ajeti, njëri nga bashkëluftëtarët më të afërt të Heroit Zahir Pajaziti.
“Edhe Lutfi Haziri organizator për t’i dërgur grupet e para të djemëve të UÇK-së në stërvitje?. Interesant, sa herë është fjala me rrah gjoks e me u livdu dilni të gjithë. Lutfi Haziri pse nuk merr përgjegjsi për dekonspirimin e atyre djemve të cilët u kthyen pas stërvitjeve në Kosovë?. Kur historia merr krejtësisht kahje tjetër në ditët e para të kthimit të tyre kur filloi përndjekja e shumë luftëtarëve që kishin marr pjesë në stërvitje.Një pyetje për Lutfi Hazirin, a ka shku edhe Hafiz Gagica me u taku me ata ushtar dhe a ju doli në fjalë për armatim, pasi premtoi se ka armatim të bollshëm.Zahir Pajaziti kur më tregonte për ndodhit dhe për përjetimet gjatë këtyre stërvitjeve më thoshte, “nuk po kam kohë se po duhet mu merr me do çështje ma madhore se do pa besi qe nai kane ba, ndryshe do i kisha qoru hesapet me ta”. Pas gjithë premtimeve të bëra Hafiz Gagica iku për Gjermani. Djemt e UÇK-së mbetën pa përkrahje në Kosovë. Sot e saherë vjen në pyetje tema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga kryeministri e deri tek të tjerët që me një librezë të veteranit mundohen t’ia dëshmoi popullit se kam qenë në UÇK. E disa komandanta që tani e kanë problem shumë të madh arsyetimin e pasurisë që e krijaun pas luftës, duke plaqkitur vendin. Tani mundohen që t’ia dëshmojnë popullit që Albin Kurti ka qenë apo nuk ka qenë pjesë e UÇK-së. Kjo çështje është “Çka t’i servosh popullit e han”