Njëri nga bashkëluftëtarët më të afërt të Heroit Zahir Pajaziti z. Avni Ajeti ka treguar disa rrëfime interesante në emisionin Frontal për rrugëtimin e tij bashkë me dëshmorin Zahir Pajaziti.
Ai ka dhënë disa detaje të pathëna më herët për rënien e Zahir Pajazitit.
“Zahir Pajaziti ku ka pas me shku, saktë nuk e di kërkush. Prej momentit që është marrë informacioni se janë ra këta djem në burg (Nait Hasani, Bislim Zogaj), këtë e thotë edhe Bislim Zogaj që janë ardhë në stacion me lajmërue, aty kanë qenë të përcjellun, përcjellja e Zahirit ka ndodhë me atë përcjelljën pa ju ndërpre, pritën ua kanë ba atje, dhe nuk e kanë leju me ardhë nga Podujeva që me u kap malit ose me u strehu, sepse nuk e kanë leju deri e kanë gjujtë në pritë, sepse Serbia e ka ditë kush është, e ka përcjellë edhe e kanë ditë që i gjallë nuk kapet. Edhe nuk thuhet që Zahir Pajaziti plumbat që i ka pas, nuk i ka pas vdekjeprurës, Zahir Pajaziti plumbin vdekjeprurës e ka pas në fyt, e ka vra veten, shumë e vërtetë dhe rruga e tij ishte e qartë.