fbpx
Lajme

Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ndryshe i referohen edhe si babai i kombit serb, që ishte i njohur edhe për qëndrimet e tij antishqiptare, kishte thënë se Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm kur ajo të bëhet anti-amerikane.

Thënien e tij e ka shpërndarë deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Sipas tij, Kosova nuk rikthehet me luftë. Ai konstatonte se e vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

“Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”, kishte shkruar ai në librin “Koha e gjarpërinjve”.

Qosiq njihet për elaboratet e tij anti-shqiptare, të cilat kanë frymëzuar madje edhe spastrimin etnik e keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close