fbpx
Lajme

AKP dikur: Abdurrahman Konjufca nuk e ka përmbushur kontratën në privatizim

Abdurrahman Konjufca kishte paditur për kompensim dëmi Agjencinë Kosovare të Privatizimit në Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme te Kosovës. Ai kishte marrë me koncesion “Shpeztarinë” në Lipjan për dhjetë vjet, duke rritur atje pula, ndërsa akuzon AKP-në se biznesi iu dëmtua nga zhurma e helikopterëve të KFOR-it që shfrytëzonin një pjesë të ish-ndërmarrjes shoqërore. Përfaqësues të AKP-së thanë se Konjufca nuk përmbushi kriteret e kontratës.Para trupit gjykues të përbërë nga Nexhat Muqiqi kryetar dhe Teuta Ibrahimi e Witold Jakimko anëtarë, u paraqitën sot eksperti i ekonomisë Ylber Ademi dhe ai i bujqësisë Agim Cukaj.

Ata më herët kishin dërguar në dhomën e Posaçme ekspertizën në lidhje me dëmin e shkaktuar në kompaninë “Adi” të Abdurrahman Konjufcës, ndërsa sot e mbrojtën në gjykatore këtë ekspertizë.Me ekspertizën ishte i kënaqur avokati Emrush Kastrati, përfaqësues i autorizuar i palës paditëse që tha se dëmi i vlerësuar nga ekspertët është i përafërt me atë që Konjufca pretendon se i është shkaktuar nga AKP-ja.Konjufca akuzon Agjencinë e Privatizimit se edhe pse kur nënshkroi kontratën e marrjes me koncesion të ndërmarrjes “Shpeztaria” i ishte premtuar që do të shfrytëzonte të gjitha asetet e saj, një pjesë të kësaj ndërmarrjeje e shfrytëzonte KFOR-i.Ai pretendon se dëmi në fermën e tij të pulave “Adi” iu bë nga zhurma e madhe e helikopterëve të kësaj force dhe nga ushtrimet e ushtarëve të saj.Edhe eksperti bujqësor e shpjegoi se zhurma ka ndikuar në shqetësimin e pulave, ndërsa eksperti ekonomik tha se dëmin e ka vlerësuar në bazë të faturave dhe dëshmive të dhëna të firmës “Adi”.

Me ekspertizën nuk u pajtua përfaqësuesi i AKP-së në këtë proces për kompensim dëmi.“Ndryshe e kanë marrë detyrën e ndryshe kanë vepruar dhe këtu vlerësimi është bërë në bazë të thënieve”, tha ky përfaqësues për ekspertët që kryen ekspertizën.Adem Ymeri, personi që vlerësoi dëmin tha se AKP-ja nuk bashkëpunonte.“Ne të gjitha ato që i kemi marrë lidhur me këtë ekspertizë, i kemi marrë nga pala paditëse, sepse pala e paditur-këtu AKP-ja ka qenë e pamundur të kontaktohet, edhe pse kemi qenë përmbi 10 herë,“ tha Ademi.

Përfaqësuesi i AKP-së kërkoi plotësim të ekspertizës, ose superekspertizë.Ai deklaroi se në bazë të auditimit për vitet 2001-2009, Abdurrahman Konjufca nuk e ka përmbushur kontratën, ndërsa ajo i është ndërprerë në vitin 2011.“I tërë dëmi i shkaktuar ka qenë me fajin e palës paditëse, sepse i njëjti i ka borxh AKP-së për qira shumën prej 21.325 euro,“ deklaroi përfaqësuesi i AKP-së.Pas një pauze, gjykata mori aktvendim me të cilin obligon AKP-në që t’u ofrojë palëve qasje në dokumente rreth këtij rasti, ndërsa ndërpreu këtë seancë, pa e caktuar datën e seancës tjetër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close