E plotësuar- Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach ka thënë se vajza 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti rrugor ku vdiqën babai dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.
Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rreyikut për jetë.
“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses.
Ai ka thënë se vajza është në gjendje të qëndrueshme, shkruan Presseportal.de.
Ndërsa, trupat e shoferit 36-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’iu bërë autopsitë.
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.
Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.
—————-
Gjatë një aksidenti frontal që është shkaktuar mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane B 462 në Dunningen, jetën e kanë humbur vozitësi 26-vjeçar i një veture e llojit BMW dhe një nga vajzat e tij, të cilët morën plagë shumë të rënda dhe nuk arritën të mbijetonin.
Vajza e dytë, e cila gjithashtu ka qenë në veturë, në spitalin universitar të Freiburgut është dërguar me plagë të rrezikshme për jetë.
Pak para ora 11.00, vozitësi 26-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me dy vajzat e tij tre dhe katërvjeçare, në autostradën B462 nga drejtimi Hochwald për në Dunningen. Menjëherë pas bashkimit të autostradës së vjetër federale (Dunningen Lindje), nga shkaqe ende të panjohura ai ka dalë në korsinë e majtë dhe është përplasur me një kamion që po vinte nga ana e kundërt, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Vozitësi 26-vjeçar dhe njëra prej vajzave janë gjetur të vdekur në veturën e shkatërruar tërësisht, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane. Fëmija tjetër është lënduar rëndë dhe është në rrezik për jetë. Ende mbetet e paqartë se cila prej dy vajzave e ka mbijetuar aksidentin.
Mobilizimi i një helikopteri të shpëtimit ka qenë i nevojshëm për të transportuar fëmijën, në mënyrën më të shpejtë në spitalin universitar në Freiburg. Shoferi i kamionitka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Helios të Rottweil.
Prokurori publik i Rottëeilit ka urdhëruar përfshirjen e një eksperti aksidentesh, i cili erdhi menjëherë në vendngjarje. Vetura BMW është shkatërruar tërësisht, ndërsa edhe kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme. Në detyrë për rimëkëmbjen e viktimave të aksidentit dhe masa të tjera mbështetëse kanë qenë të pranishme ekipet e zjarfikësve dhe ekipe të tjera përkrahëse. Gjatë procesverbalit të aksidentit, autostrada B462 është mbyllur e tëra.