fbpx
Lajme

Aksion i policisë në 13 lokacione: Arrestohen 9 persona, mashtruan shtetas të huaj dhe i detyruan t’iu dërgonin para

Policia ka arrestuar nëntë persona të dyshimtë në 13 lokacione të Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Vushtrrisë, pasi dyshohet se përmes sistemeve kompjuterike kanë mashtruar shtetas të huaj duke u dërguar mjete financiare në vlera të ndryshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Speciale.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet gjermane, gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar 9 persona të dyshimtë, disa prej tyre në flagrancë.

Të dyshuarit A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Kosovë, t’iu dërgojnë mjete financiare në vlera të ndryshme.

Në cilësi të provave janë sekuestruar 35 shtëpiza kompjuteri, 31 monitorë kompjuteri, katër laptopa, një veturë Audi A8, 15 telefona mobilë, 5 USB, 53 CD, dy revole me gaz, 52 copë municion dhe dokumentacion i ndryshëm fletore, dorëshkrime etj.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, 8 të dyshuarit A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa H.B. është liruar në procedurë të rregullt.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close