Aksione, gola dhe trofe: Televizioni i Partizanit sjell filmin dokumentar rreth Fadil Vokrrit
Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një sulmi në zemër, kurse të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore
Fadili, iku nga kjo botë, por pas vetes la një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme në Prishtinë dhe Partizan të Beogradit.
Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.
Disa prej momenteve më të rëndësishme si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film.
Kujtojmë se 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjell titullin pas më shumë tre dekadave.
Ndryshe, shumë personalitete ndërkombëtare e kanë kujtuar ish-kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.