Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, me urdhër të ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2011 kishin marrë nën kontroll dy pikat kufitare në veri të Kosovës, portat 1 dhe 31. Paraprakisht ish kryeministri kishte marrë vendim për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
Gjatë marrjes së pikave kufitare, vendosjes së Doganës dhe Policisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31, ishte vrarë në pritë Enver Zymberi. Mbi 20 minuta luftime kishin pasur 50 policë të Kosovës me 10-15 serbë. Por një plumb i vetëm snajperi e kishte rrokë në ballë, policin Enver Zymberi. Serbët kishin ikur dhe nuk ishin barrikaduar si herën e fundit në Manastirin e Banjskës. Në pritë ishte vrarë edhe Enver Zymberi.
Para se të urdhërojë marrjen në kontroll të dy portave kufitare në veri, kryeministri i vendit kishte marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashat Maliqi.
Vendimi për shkarkimin e Maliqit është publikuar të hënën në mbrëmje në faqen zyrtare të Kryeministrisë, por pa i bërë publike arsyet e shkarkimit të tij.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit (10) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 43.1 (a) të Ligjit Nr.03/L-035 për Policinë, ka marrë vendim që të shkarkojë Reshat Maliqin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Ndërsa, Maliqi ka deklaruar se nuk është në dijeni për shkarkimin e tij. “Unë sapo u njoftova nga Televizioni i Kosovës se jam shkarkuar nga detyra”, është shprehur për televizionin publik.
Mirëpo, burime të gazetës kishin treguar shkarkimi i Maliqit nga kreu i policisë është bërë, pasi ai kishte hezituar të urdhërojë dërgimin e njësiteve të policisë në veri për të vendosur autoritetin në këtë pjesë të vendit.
Ndërkohë, menjëherë pas shkarkimit të Maliqit, me urdhër të kryeministrit, Hashim Thaçi, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin marrë nën kontroll të pikave 1 dhe 31 në veri të vendit.