Aktakuza ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj atë kohë kishte tronditur opinionin publik. Haradinaj kishte treguar ekskluzivisht prapaskenat e aktakuzës dhe komunikimin me Ish Presidentin Rugova.
“Fillimisht e kishte hetuar një ditë përpara Rugova se i tregova që mund të na dalin disa telashe, por fillimisht shkova i tregova që ka ardhur aktakuza por e përballojë diqysh, por kur shkova në qeveri me dhanë dorëheqjen zyrtare dhe me ia ofru dorëheqjen ai ishte mërzitur shumë, ishte në një karrigë dhe jo fotele, duart i kishte të poshtë dhe qajke, lotë i pikshin, dhe unë s’kisha pa ashtu dhe i thash, mos e ki merak President se ti je President e kemi me të respektu, pastaj ma ktheu o Ramush se kam atë dertë po s’po dojnë me na lanë me pa drië kurrë, sa e qitëm pak n’rend”.
Ky ishte komunikimi atë kohë mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Rugova. Haradinaj tregoi se Rugova ka dërguar letër në gjykatë të Hagës me i tregu se kush jam gjë që nuk ishte e lehtë atë kohë.