fbpx
Lajme

Aktakuzat ndaj Thaçit, Analisti i njohur: Janë politike, Evropa po godet qytetarët e Kosovës

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri deklaratën e parë pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

Situata në Kosovë është tema e diskutimit në pjesën e dytë në Open në Top Channel. Për analistin nga Kosova, Faton Abdullahu tha se aktakuza nuk është pritur mirë në Kosovë dhe kjo aktakuzë është tërësisht politike.

‘Normalist që nuk u prit mirë, pasi është ngritur një aktauzë ndaj kreut të shtetit. Aktakuza është tërësisht politike. Kjo u bë nga Evropa që sulmoi administratën Trump.

Aktakuza ndali një marrëveshje të mirë për Kosovën. Aktakuza u bë nga Evropa ku i humbur është qytetari kosovar. Pse kjo Evropa e mirë dhe e dashur nuk heq vizat për kosovarë? Tre qeveritë i kanë plotësuar kushtet për të hequr vizat për Kosovën’- tha Abdullahu.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close