Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu i cili shihet në disa fotografi edhe në shoqëri të Kryeministrit Albin Kurti ka shkruajtur disa statuse rresht kur akuzohet rëndë ish Presidenti Hashim Thaçi.
Ai në profilin e tij social në facebook ka shkruajtur se “Aktiviteti krimal i Hashimit u kanë kaq i madh sa që ke mujt me arrestu secilen ditë prej qershorit të vitit 1999 e deri në nëntor 2020 pa u frikësu se po gabon najsen. Edhe nëse se kishe ditë ti për çka po e arreston, e kish ditë ai”
Poashtu ai ka treguar hapur gëzimin e tij për arrestimin e tij duke shkruajtur se “Hashim Thaçi sot 1 vit paska dhanë dorëheqje nga posti i Presidentit. Pjesa tjetër është knaqësi!”.