Epilogu

Aktivisti i VV-së: Bekim Jashari ishte pjesë e aferës Pronto, fliste për punësime të paligjshme në aeroport

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu ka shkruar se kur është publikuar afera Pronto, shumë dëshmitarë janë paraqitur me X duke mos guxuar që të ua përmendin emrin.

Ai ka shkruar se njëri nga personat i paraqitur me X në aferën Pronto ka qenë Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.

“Kur e bona një postim edhe tregova që X-i është Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, shumë komentues ja nisen me kritiku e do kërcënu se kush je ti me folë për familjen Jashari.

Bekim Jashari në atë video haptas flet me Adem Grabovcin për punësime të paligjshme në aeroport”, ka shkruar ai.

Tutje, Llugaliu ka pyetur se a është thirrur Bekim Jashari nga Prokuroria për aferën Pronto.

Ai ka thënë se para ligjit nuk duhet të ketë familje të shenjta e as komandanta e patriota.

Shkrimi i plotë:

Kur u publiku afera Pronto, mediat disa persona i paraqisnin me X, kinse po u a mbrojmë identitetin. Krejt e dishin kush ishin, po nuk guxojshin me jau shkru emrin.
Kur e bona një postim edhe tregova që X-i është Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, shumë komentues ja nisen me kritiku e do kërcënu se kush je ti me folë për familjen Jashari.
Bekim Jashari në atë video haptas flet me Adem Grabovcin për punësime të paligjshme në aeroport.
A u thirrë Bekimi najhere në pyetje për aferen Pronto, se për akuzë as që po bojmë llaf? Qysh për të njëjten vepër akuzohet Adem Grabovci e kursehet Bekim Jashari?
Prandaj sot mos kukatni, se shumica prej jush s’keni ide çka është drejtësia, as shteti ligjor. Shumica prej jush i mbyllni sytë kur e shkelin ligjin familjarë të familjes Jashari, Pajaziti, Haradinaj, etj.. Sot shteti i Hashim Thaçit t’qon n’burg mos me pagu një tiketë kundërvajtje në trafik, a Hashimi me dekret të liron nga burgu për vrasje të rëndë.
Para ligjit e shtetit ligjor nuk ka e nuk duhet të ketë familje të shenjta e as komandanta e patriota.
Tash për të dalë nga kriza politike propozoj që avokatin e Prontos, Besnik Berishen, për këtë sukses të mahnitshëm me nominu për Ministër të Drejtësisë dhe Ministër të Brendshëm, e ndoshta edhe President. Besoj nuk ka kuadër ma unifikues se ai.
Është kuadër i LDK-së, mbronë interesat e PDK-së, edhe i mbronë komandantat e UÇK-së e “vlerat e luftës”, për krimet e të cilëve Vetëvendosje shpesh i mbyllë sytë.
Urime 2020, urime piçiguz dërzhava, urime qytetarë piçiguza!

Mentor Llugaliu dhe Kryeministri Albin Kurti
Exit mobile version