Gazeta Metro sot më herët ka publikuar një artikull ku raportohej se si vetura zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u parkua nga shoferi i saj, Ilir Haziri në një trotuar përskaj kunjave të sigurisë. Këtë gjë e ka mohuar asistentja që punon në kabinetin e Haxhiut, Berita Abazi, e cila tha se kjo makinë nuk i përket institucionit që e drejtojnë, mirëpo realisht kjo është vetura me të cilën udhëton ministrja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetura zyrtare e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është parë sot e parkuar në rrugën ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë, në një trotuar përskaj kunjave të sigurisë.
Metro lidhur me këtë ngjarje ka raportuar më herët, mirëpo kjo nuk u ka pëlqyer Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht Berita Abazit.
Kjo e fundit përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për këtë lajm, duke thënë se vetura nuk i përket Albulena Haxhiut e as Ministrisë së Drejtësisë.
“Dua te sqaroj opinionin publik mbi lajmin e rreme qe nxori sot Gazeta Metro te cilin pastaj e moren dhe mediumet e tjera mbi veturen zyrtare te ministres Albulena Haxhiu kinse eshte parkuar diku ne trotuar.
Kjo gje eshte lehte e demantueshme sepse vetura s’eshte fare e Ministres dhe se fare s’ka targa qe i perkasin kabinetit tone. Mirepo portale qe ju dihet mirefilli motivi nuk mund dhe nuk do te duhej ta genjenin opinionin publik”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, Gazeta Metro mëson se kjo vetura ka qenë e Ilir Hazirit, shoferit të Albulena Haxhiut, me të cilën gjatë punës udhëton edhe vet ministrja.
I njëjti punon edhe në ‘Ndërmarrjen banesore publike’, aty ku edhe janë zyret ku është parkuar vetura në fjalë.
Kjo gjë mund të shihet edhe në dokumentet më poshtë të sigurara
Ndërkaq, se bëhet fjalë për të njëjtën veturë, mund të vërehet edhe në një fotografi të ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku targat e veturës janë të njëjtat me po atë të parkuar në trotuar.
Kujtojmë se shefi i Albulena Haxhiut, kryeministri Albin Kurti sot në punë ka shkuar në këmbë, duke shkaktuar kështu reagime të shumëta e duartrokitje në rrjete sociale.
Sidoqoftë, në anën tjetër kjo konsiderohet si një lëvizje populiste e shefit të Qeverisë, për të fituar poena politik.