fbpx
Lajme

Alarmohet Gjykata Speciale, pas reagimit të Richard Grenell, kryeprokurorja tërheq pëlqimin e zyrtarja e largon postimin që fyente presidentin Trump

Emisari i Posaçëm i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, kishte reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duke kërkuar ndërprerjen e financimit për këtë institucion.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell kishte ndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke e shoqëruar me komentin “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”.

Në postimin e tij, Çeku kishte publikuar pamje nga rrjeti social “Linkedin” që tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, si dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kanë pëlqyer një postim i cili fyente presidentin amerikan, Donald Trump.

Çeku kishte shkruar se “Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, ka pëlqyer një postim që fyente Presidentin Donald Trump. Përveç Prokurores së Përgjithshme, shihet se postimin që fyente Presidentin Trump e ka pëlqyer edhe prokurorja tjetër e Gjykatës Speciale në Hagë, Silvia D’Ascoli.

“Pra, është e qartë se në Hagë, në rastin e Thaçit, ekziston një frymë anti-Trump, dhe përndjekja ndaj Presidentit Thaçi po ndodh sepse Thaçi është pro-Trump”, kishte shkruar Çeku.

Së fundmi, pas reagimit të lartcekur të Richard Grenell është alarmuar Gjykata Speciale. Në platformën Linkedin, ku kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, e kishte pëlqyer shkrimin fyes kundër presidentit Trump, është fshirë postimi. Ai nuk ekziston më në këtë platformë.






Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close