Avokati Besnik Berisha i ka reaguar ashpër qeverisë në lidhje me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se hakmarrja e qeverisë ndaj FIT-it po lulëzon.
Berisha tutje ka thënë se protesta e tyre po ndëshkohet e kompetencat e tyre po zëvendësohen me njësi tjetër.
Ai tutje ka thënë se pushteti janë të ligë e mosmirënjohës, pasi që e krahasojnë punën e Njësive Speciale me punëtorët e ndërtimtarisë.
Postimi i plotë:
A ka kund me keq?!
Hakmarrja e qeverise ndaj FIT-it po lulezon, protesta e tyre po ndeshkohet e kompetencat e tyre po zevendesohen me njesi tjeter!
Imagjinojeni sa te lige e mosmirenjohes jane pushteti, e krahasojne punen e Njesive Speciale te Policise me punetoret e ndertimtarise.
Sipas kryeministrit, me shume kane vdeke punetore te ndertimtarise sesa jane vra pjesetare te policise, ndaj dhe FIT nuk i meriton shtesat e rrezikshmerise!
Mjerana, te lige e pa vizion!
Policia serish ne fund fiton, e juve turpi u mbulon!