Epilogu

Alban Hyseni shkarkon drejtoreshën e arsimit në Gjilan, shkak nepotizmi 

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit, Selvije Sylejmanin.

Paparaci mëson nga burime se ajo është shkarkuar për shkak të nepotizmit që e ka përfshirë dikasterin që ajo e drejton.

Paparaci ka tentuar të marr një përgjigje nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe tashmë ish-drejtoresha e arsimit, Selvije Hyseni, por që të njëjtit nuk kanë qenë të çasshëm.

Nepotizmi në drejtorinë e arsimit në Gjilan është denoncuar javë më parë edhe nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Sipas saj, qeverisja lokale në Gjilan nga Vetëvendosja për pak muaj tregoi fytyrën e vet të vërtetë në qeverisjen lokale edhe në arsim.

Ajo shkroi se drejtoresha e Arsimit, Selvete Sylejmani e ka punësuar motrën e vet në çerdhe.

Po ashtu, deputeti i LVV-së, Luan Aliu sipas Bunjakut, e ka rehatuar bashkëshorten dhe “balltëzkën” në Komunën e Gjilanit.

“Militanti i LVV-së, bashkëshorten. Nepotizëm dhe militantizëm në arsim, për kohë aq të shkurtër. Ky është veç fillimi”, kishte shkruar ajo në një postim në Facebook.

Exit mobile version