Albin Kurti del me dy propozime për president: Qojsen dhe Jasharin!
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar disa emra për president të shtetit.
Indeksonline mëson se, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dal me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit.
Figura e parë që ka propozuar Kurti është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi.
Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Muratin, i cili edhe më parë përflitej që dëshiron ta ketë postin e presidentit.
Mirëpo, këto propozime të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.
Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja mos ta nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit.