Albin Kurti para se të mandatohet nga Presidenti Hashim Thaci për ta krijuar Qeverinë ka bërë publike propozimet për pesë ministra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe zëvendëskryeministrit të dytë.
Nga videomesazhi i tij shihet se ai ka hequr dorë Ministria e Brendshme, duke e ftuar LDK-në që t’i japë propozimet e ministrave nga ana e tyre në mënyrë që të formohet Qeveria e re, njofton Klan Kosova.
Albin Kurti ka thënë se do të shkojë sot në takim me Presidentin Hashim Thaçi pa pasur pajtueshmëri për marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në.
Përmes një video ai ka thënë se një takim me Isa Mustafën i është pamundësuar këto ditë, njofton Klan Kosova.
Ai ka ftuar LDK-në që t’ia dërgojë emrat e ministrave të rinj ndërkaq vet ka bërë publike listën me propozime që të drejtojnë ministri dhe këta janë:
Haki Abazi – Zëvendëskryeministër i dytë
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Blerim Reka – Ministër i Jashtëm
Besnik Bislimi – Ministër i Financave
Rozeta Hajdari – Ministre e Tregtisë
Arben Vitia – Ministër i Sportit dhe Shëndetësisë.