Albin Kurti i propozon Isa Mustafës rritjen e numrit të ministrive
as një ngecje në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë një ofertë të re kryetarit të LDK-së, Isa Musatafës.
Kurti në këtë ofertë të cilën e ka siguruar Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive edhe për dy, nga 12 sa ishin marrë vesh fillimisht këto dy parti në 14 ministri.
Bazuar në këtë ofertë Kurti ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Vetëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.
“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në propozim.
Lëvizja Vetëvendosje, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e 1-rë, nënkryetarin e 1-rë të Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.
Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.
“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.
Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve.
Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan Philip Kosnett në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e kanë VV-ja për marrëveshjen.
Ndërsa dje pas konfirmimit se nuk do të ketë takim LVV-LDK, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka garanci për një marrëveshje me LDK-në./Insajderi.com