Epilogu

Albin Kurti: Jetoj në një banese 61 m2 dhe atë me qira, nuk dua të pasurohem

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti jeton në një banesë 61 metër katëror dhe mbi të gjitha me qira.Duke rrëfyer për emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Kurti thotë se nuk kërkon të pasurohet, por njëkohësisht thotë se nuk ankohet nga ana materiale, pasi siç thotë ai ka vetëmjaftueshmëri.Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.

Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vitesh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?

Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?
Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë e imja.Artur Zheji: Nuk është pronë e juaja?Albin Kurti: Jo!Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2. Shyqyr që e keni norvegjeze.Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf ti fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrë shteti mos kesh 3 kate vilë.Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mo, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheniAlbin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohemi, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorë në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej.

Exit mobile version