Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka dalur personi më i votuar në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Aktivistë dhe deputetë të kësaj partie kanë shpërndarë në profilet e tyre numrin e votave që ka arritur Kurti.
Kësisoj, sipas tyre, lideri i LVV-së ka fituar 185 mijë vota.
Nëse i krahasojmë numrin e votave të Kurtit, me atë të Hotit, Haradinajt dhe Limajt, atëherë del se Kurti ka i vetëm vota më shumë se këta të tre së bashku. /epilogu/