Epilogu

Albin Kurti konfirmon takimin me Mustafën: Do ta arrijmë marreveshjen me LDK’në

Pas takimit me sindikatat ka folur para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. I pari i VV-së, në paraqitjen e parë pas kthimit nga Gjermania tha se sot do të takohet me Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.

Shkurtimisht para mediave, Kurti u shpreh se me LDK-në janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

“Do të arrijmë marrëveshje, jam shumë i bindur që do të qeverisim me vendim, kemi me i tejkalu të gjitha pengesat e vogla”, deklaroi ai.

Kurti ka konfirmuar gjithashtu se sot do të takohet me Mustafën.

“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po do të ketë takim sot”, tha ai.

Ndryshe, takimi Kurti – Mustafa do të ndodhë sot në Kuvend të Kosovës, në ora 17:00./GazetaExpress//

Exit mobile version