Kryeministri i tanishëm i Republikës së Kosovës në vitin 2002 kishte dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion të TV Klan.
Ai aty kishte kritikuar Presidentin tashmë të ndjerë z. Ibrahim Rugova dhe kishte treguar se pas daljes nga burdu ishte vizituar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Hashim Thaçi dhe kryesia e PDK-së. Ai kishte treguar se nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte vetëm një anëtar i saj por jo edhe Kryetari dhe Kryesia e LDK-së.
Kryeministri Kurti në këtë intervistë kishte thënë se “Në 1992 kishin votuar të gjithë shqiptarët për z. Rugova, por në zgjedhjet e fundit kanë votuar vetëm 30 përqind nga i gjithë trupi elektoral”.
Albin Kurti sa ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij dhe kishte lobuar tek ndërkombëtarët për lirimin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=j5AzLD3B_jQ video 33:00