Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka për 100 ditët në qeverisje ka deklaruar se presidenti Hashim Thaci dhe opozita e kanë sfiduar dhe penguar punën e Qeverisë.“Këtë 100 ditësh duhet ta shohin në dy rrafshe, si dy 50 ditësha, kur kishim një parlament funksional dhe të dytin nuk e kishim.
Dhe me një president dhe opozitë që pengonte e sfidonte që nga dita e parë ne mund të them që kemi punuar përtej çdo parashikimi”, tha ai.Kurti shtoi se pandemia COVID-19 ka konsumuar gjithë energjinë e qeverisë dhe të tijën si kryeministër në detyrë.“Ky është një standard i ri ku kryeminsitri e Qeveria bënë detyrat e qeverisjës e jo akuzimin apo kundërsulmin e opozitës”, shtoi Kurti.Kryeministri në detyrë thekosi se rruga përpara janë zgjedhjet e lira demorkatike.
“Qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje të reja”, tha ai para kabinetit të tij qeveritar.Qeveria Kurti u miratua më 3 shkurt të këtij viti në Kuvend, për tu rrëzuar nga i njëjti përmes një mocioni mosbesimi me 25 mars.