Epilogu

Albin Kurti: Serbët duhet të kthehen në pronat e tyre në Kosovë, duhet t’iu mundësohet kthimi

Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti kishte folur për mediat serbe në kohën ishte në opozitë. Ai kishte thënë se “serbët duhet të kthehen në pronat e tyre në Kosovë, duhet t’iu mundësohet kthimi dhe këtë Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet një kthimi të tillë, por e konsideron veprim të drejtë”

VIDEO:

https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/06/54.mp4

Kthimi në Gjakovë i një shtetases serbe ka ngjallur pakënaqësi të mëdha. Madje për ta kundërshtuar atë është paralajmëruar edhe protestë për të hënën.

Shoqata e familjarëve të të zhdukurve “Thirrjet e Nënave” në një konferencë për media kanë thënë se ajo çka ka bërë komuna është e turpshme.

Ato kanë akuzuar Kreun e Komunës, Ardian Gjini, duke thënë se në Gjakovë nuk kanë vend kriminelet e luftës.

Drejtueset e kësaj shoqatë kanë thënë se do ta kundërshtojnë këtë sikurse siç kanë bërë deri tash me pengimin e pelegrinëve serb. Kanë paralajmëruar se nëse komuna nuk vepron ato do ta nxjerrin më dhunë nga banesa shtetasen serbe.

Exit mobile version