Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, ka folur sot në seancën parlamentare në lidhje me gjendjen aktuale të Arsimit në Kosovë.
Kurti para të pranishmëve shfaqi kritika për korrupsionin dhe nepotizmin që po ndodhë në këtë sektor, duke i vënë theks të veçantë cilësisë së dobët të shkollimit, njofton Klan Kosova.
”Shkollimi në Kosovë kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë s’ka qenë më i dobët”.
”Shkollat me klimë më të mirë disiplinore tregojnë rezultate më të mira. Ky është përjashtim i rregullit tek ne ku nuk mund të thuhet se ka rregulla”.
”Përmes injorancës që po bëhet ne po humbim rininë. Të varfrit në Kosovë që janë shumica, për shkak të kushteve mbase nuk po arrijnë të mësojnë ndërsa të pasurit nuk po kanë nevojë të mësojnë”.
”Nuk mund të mendosh për arsimin në mënyrë të suksesshme po nuk mendove për ekonominë”.