Epilogu

Albin Kurti: Sikur të kishte prokurorë ky vend, do të arrestohej Hoti për shkak të marrëveshjes

Në programin televiziv të Vetëvendosjes – TVV, tani është duke e dhënë një intervistë ish kryeministri Albin Kurti.

Ai gjatë intervistës ka thënë se për konsesionet që janë bërë në Washington, po të ekzistonte shteti i së drejtës dhe të kishte prokurorë në këtë vend, Hoti do të përballej me drejtësinë.

Sipas tij kjo gjë momentalisht nuk është e mundur, por sipas tij shteti i së drejtës do të bëhet me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe rikthimin e tij në pozitën e Kryeministrit.

Exit mobile version