fbpx
Lajme

Albin Kurti takon sot Listën Serbe

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm.

I pari i Vetëvendosjes do të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, madje në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi dot ë zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Nuk dihet arsyeja e saktë e këtij takimi, por duhet përkujtuar që Kurti pati deklaruar disa herë radhazi se assesi Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës./

“Ne nuk do ta shkelim Kushtetutën, por nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe. DO ta respektojmë obligimin që kemi, një ministër do të jetë nga komuniteti serb preferojmë jo nga Lista Serbe”, pati deklaruar Kurti./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close