Epilogu

Albin Kurti: Unë nuk kam inati me askënd, nuk urrej askënd, por e dua vendin tim shumë

Në intervistën me Deutsche Welle, Albin Kurti, kryeministri i ri i pritshëm në Kosovë, flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me LDK, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot në QKUK për të dhuruar gjak.

Pas kësaj, Kurti ka folur para mediave për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se qeveria e tij i ka ambiciet e mëdha për shkak të programit qeverisës.

Sipas tij, partitë që kanë qenë në pushtet, nuk i kanë problem qëndrimet e tij, por qenien e tij si politikan.

“Në Kosovë ka ndodhur ndryshimi i madh më 6 tetor të vitit të kaluar. Ne i kemi ambiciet shumë të mëdha si qeveri për shkak të programit qeverisës. Regjimi i vjetër po përpiqet me çdo kusht që të mos shkojë nga skena. Në secilën pikë kanë keqinformuar. Nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mija, kanë problem me qenien time politike. Unë s’kam inat me askë nuk e urrej askënd, e dua vendin tim”, ka thënë para mediave Kurti.

Exit mobile version