fbpx
Lajme

Albright: Njerëzit e shpërfillnin, por Rugova nuk dorëzohej, ishte një intelektual truphollë e i qetë

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright përshkruan takimet me Ibrahim Rugovën dhe zararin që kishte bërë politike amerikane, kur i kishte shtyrë liderët shqiptarë të takonin Slobodan Milošević-in. Si u ndreq pastaj ky zarar? Hollësi nga libri: Madeleine Albright «Madam Secretary: a memoir», Miramax Books, 2003.

Për të mirën e tyre, shqiptarët vendosën t’i bënin ballë paqësisht shtypjes serbe, duke krijuar institucione paralele. Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ata ngritën me ngulm, por jo në mënyrë të dhunshme, çështjen e pavarësisë.

Qëllimi ynë ishte arritja e një zgjidhjeje përmes bisedimeve midis Milošević-it dhe shqiptarëve, e cila do t’i siguronte krahinës një shkallë të madhe vetëqeverisjeje. Për ta arritur këtë, së pari duhej të përcaktonim bashkëbiseduesit e shqiptarëve që kishin pikëpamje të ndryshme dhe ishin të përçarë.

Ibrahim Rugova, udhëheqësi i zgjedhur i pushtetit të tyre në «hije», ishte një intelektual truphollë e i qetë, që njihej për shallet që mbante përherë në qafë dhe për namin si pacifist. Por, UÇK-ja që kishte armët, nuk do të pranonte që Rugova të hynte në bisedime në emër të saj. Këtë nuk do ta dëshironin as disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, të cilëve Rugova u dukej shumë pasiv ndaj serbëve dhe shumë i ashpër ndaj mendimeve të ndryshme në partinë e vet.

Rugova kishte kundërshtuar vazhdimisht të takohej me Slobodan Milošević-in, por në maj të vitit 1998 pranoi të kryesonte një delegacion të vogël që do të shkonte në Beograd për të diskutuar mundësinë e ndërmarrjes së një procesi politik (delegacioni i Kosovës përbëhej nga: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi – Sh.G.). Por, doli se ishte hap i gabuar. Shtypi serb e shfrytëzoi këtë rast dhe botoi fotografi të Milošević-it me Rugovën duke i buzëqeshur njëri-tjetrit. E botuar në një kohë kur policia serbe po plaçkiste fshatrat shqiptare, kjo fotografi e uli më shumë autoritetin e Rugovës para popullit të tij.

Delegacioni i Kosovës në Rambouillet që përbëhej prej 16 vetash përfshinte udhëheqësin e moderuar politik Ibrahim Rugova, gazetarin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, të pavarurit dhe UÇK-në. Papritmas ata zgjodhën si kryetar të tyre një komandant të UÇK-se, 29-vjeçarin Hashim Thaçi, i cili kishte një fizik të gjatë e thatim.

Me të deri atëherë kishim pasë shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rënien e vazhdueshme të pozicionit të Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerje nuk e hapi gojën thuajse fare. Kur njëri nga diplomatët tanë e pyeti Rugovën se pse ishte aq i plogësht, ai u përgjigjë: «Ky është stili im». Termi «i ndryshëm» mund të ishte shpikur shumë mirë për këtë grup, i cili përbëhej nga enigmatiku Rugova, pragmatiku Surroi dhe problematiku Thaçi. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik. Mungesa e gatishmërisë sonë për ta miratuar pavarësinë nuk lidhej aq me parimet, sa me vlerësimin praktik të qëndrimeve në rajon. Maqedonia dhe Greqia kundërshtonin me forcë pavarësinë e Kosovës, sepse kishin frikë se kjo mund të nxiste ambiciet separatiste të popullsive të tyre shqiptare etnike.

Edhe vende të tjera kishin pakica që ushqenin dëshira për pavarësi, si: çeçenët e Rusisë, abhazët e Gjeorgjisë, kurdët e Turqisë dhe baskët e Spanjës. Në një vështrim më të përgjithshëm, disa europianë kishin frikë se një Kosovë e pavarur do të bëhej një vatër e nxehtë e ekstremizmit islamik dhe krimit të organizuar. Pa mbështetjen e Europës nuk mund t’i realizonim qëllimet tona në Kosovë dhe, nga ana tjetër, po të përkrahnim pavarësinë e Kosovës, nuk do të kishim mbështetjen e Europës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close