Ish Sekretarja amerikane e shtetit znj. Medllin Ollbrajt kishte rrëfyer disa nga ngjarjet më interesante të Konferencës së Rambujesë. Ajo kishte rrëfyer për përfaqësuesit e delegacionit dhe kishte dhënë një përshkrim të shkurtër për ta.
“Delegacioni shqiptar prej gjashtëmbëdhjetë vetash përfshinte udhëheqësin e moderuar politik Ibrahim Rugova, gazetarin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, të pavarurit dhe UÇK-në. Papritmas, delegatët zgjodhën si kryetarin e tyre një komandant të UÇK-së, njëzetenëntëvjeçarin Hashim Thaçi, i cili kishte një fizik të gjatë e thatim. Me të, deri atëherë kishim pasur shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rënien e vazhdueshme të pozicionit të Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerje nuk e hapi gojën thuajse fare”