fbpx
Lajme

Albright: Thaçi nuk tërhiqej nga pavarësia, kryediplomati italian i bënte presion Thaçit, Surroi e Rugova ishin ulur si cung

Në librin e saj të kujtimeve “Madam Secretary”, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, flet për takimet e saja me delegacionin e Kosovës, gjatë bisedimeve në Rambouillet.

Ish-kryediplomatja amerikane këtu theks të veçantë i vë njohjes së saj me Hashim Thaçin.

Ajo tregon për refuzimin që ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, i bënte marrëveshjes.

Për shkak të këtij refuzimi, Albright thotë se ish- ministri i jashtëm italian, Lamberto Dinit, kishte nisur t’i bënte presion Thaçit.

“Ata kishin premtuar të përgjigjeshin pozitivisht, por kur erdhi momenti, Thaçi nuk dha përgjigje direkte. Kjo i hapi rrugë ministrit të jashtëm italian Lamberto Dinit, që gjithmonë kishte qenë kritik i madh i UÇK-së. Ai i bënte presion Thaçit jo vetëm që ta pranonte kornizën por edhe ta tërhiqte mbështetjen ndaj referendumit për pavarësi. Kjo ishte e padrejtë. Propozimi që e kishim zhvilluar u kërkonte kosovarëve ta shtynin, por jo ta braktisnin, aspiratën e tyre për pavarësi. Përsëri Dini shtynte Thaçin të përgjigjej me po ose jo në atë që për Thaçin ishte propozim i papranueshëm. Si rezultat, Thaçi as nuk e përkrahu kornizën dhe as nuk dha përgjigje direkte. Delegatët e tjerë të tij – Surroi, Rugova e Qosja – ishin ulur si cung, Surroi sepse nuk mendonte që i takonte të fliste, Rugova sepse e kishte ‘stil’ dhe Qosja sepse mendonte se Thaçi po e bënte gjënë e duhur”, thuhet në libër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close