Albulena Haxhiu: Është absurde të dialogohet me Isa Mustafën
Në kohën kur negociatat midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së po vazhdojnë me mosbesim të thellë për njëri-tjetrin, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit tentoi ta shantazhonte LDK-në përmes ftesës ndaj ambasadorëve të Kuintit që të marrin pjesë në takim.
Por, cila është arsyeja e gjithë këtij mosbesimi midis këtyre dy partive që edhe premtim të fushatës zgjedhore e patën lidhjen e koalicionit me njëra-tjetrën. Në fakt, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka sulmuar Isa Mustafën. E nisën nga deklaratat, e vazhduan ta gjuanin me vezë, gaz lotsjellës dhe shkuan aq larg sa edhe t’ia sulmojnë shtëpinë në Prapashticë. Ndër më të zëshmit e Vetëvendosjes për ta quajtur Mustafën hajn, ka qenë deputetja Albulena Haxhiu.
Në një nga intervistat e saj në një televizion vendor, Haxhiu thoshte se “kemi të bëjmë me pushtet kriminal, siç është pushteti i Isa Mustafës. Madje, Haxhiu nëpër shumë intervista thoshte se Vetëvendosja do t’i shikonte të gjitha alternativat për ta parandaluar një qeveri të Isa Mustafës. Ajo thoshte se vetëm ideja e uljes në tavolinë për të dialoguar me Isa Mustafën është absurde.