fbpx
Lajme

Albulena Haxhiu: Largimi i Albinit, është një nga shkelmat e fundit të kapësve të shtetit

Albulena Haxhiu e ka quajtur moslejimin e kandidimit të Albin Kurtit për deputet si një nga shkelmat e fundit të kapësve të shtetit.

Haxhiu e cila po ashtu nuk ka të drejtë kandidimi për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se Kurti ka përkrahjen e qytetarëve dhe kjo është e rëndësishme.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur” shkruan Haxhiu në reagim./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close