Epilogu

Albulena Haxhiu: Publikimi i emrave dhe diagnozës së personave me probleme psikiatrike është krim!

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia,ka aminstuar nga karantina aktivstë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në bazë të dokumentit të ka publikuar Kadriaj, ku shihen emrat e këtyre personave, thuhet se janë raste psikiatrike dhe janë liruar të shkojnë në vetizolim, shkruan IndeksOnline.

Publikimin e këtyre të dhënave e ka dënuar ashpër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre.

Ajo shtoi se kjo u bë për shkak të politikës.

Haxhiu vlerësoj se kjo është krim.

“Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim.

Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

Jam e shokuar nga ky nivel”, ka thënë ajo./IndeksOnline/

Exit mobile version