fbpx
Lajme

Albulena Haxhiu: është dashur që marrëveshjet e PAN’it me Serbinë të dërgohen në PZAP

Deputetja e LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj atyre që po mbrojnë vendimin e PZAP’së për të mos numëruar votat e ardhura nga Serbia.

“Po i shoh deklaratat e disa eksponentëve politikë të PAN-it. Po shfryjnë sa po munden në mbrojtje të vendimit të PZAP duke aluduar se po mbrojnë Republikën”, thotë ajo në një reagim drejtuar Memli Krasniqit, Bilall Sherifit dhe disa liderëve tjerë të ish-koalicionit PAN të cilët reaguan ndaj ankesës së VV’së në Gjykatën Supreme.

Ajo e lidh këtë vendim të PZAP’së me marrëveshjet e lidhura të qeverisë me Serbinë gjatë këtyre viteve të fundit.

“S’e kemi ditur më herët t’i kishim ankuar marrëveshjet antishtetërore që i bën këta me Serbinë këto 7 vite, në PZAP”, thotë ajo.

Ndryshe vlen të përmendet se për mosnumërimin e votave nga Serbia nuk ka reaguar fare Lista Serbe pasi që ajo nuk prekej nga ky vendim. Nga ky vendim preken partitë fituese shqiptare të zgjedhjeve, e më së shumti VV’ja e cila do të humbiste 3 deputetë. E koalicioni Nisma-AKR-PD kalon pragun dhe futet në Kuvend. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close