fbpx
Lajme

Ali Ahmeti: Nga luftimet Muhamet Krasniqi më tha, o aman nxjerrna se “po digjemi të gjallë”

Në vijim të intervistës për TV Alsat-M, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar se si është kontaktuar nga pjesëtarë të grupit të armatosur derisa po vazhdonte lufta në Kumanovë.

Ai ka treguar se si një person, i prezantuar si Muhamet Krasniqi, i ka thënë se një pjesëtar i këtij grupi është vetëvrarë.

“O aman se u dogjëm të gjallë tani…e pyetëm si e ke emrin, tha Muhamet. Cili Muhamet, tha Muhamet Krasniqi. Sa vetë jeni mbrenda : Tha jemi katër vetë. A ka të vrarë: Tha ka të vrarë katër dhe një është i vetëvrarë”, tha Ahmeti për AlsatM.

Ali Ahmeti tregon detaje nga konflikti i Kumanovës

Kreu i BDI-së ka thënë se i ka njohur të gjithë djemtë e grupit të armatosur.

Ahmeti po ashtu ka deklaruar se nuk arrin ta kuptoj se si këta njerëz kanë rrezikuar një lagje të tërë e mbi të gjitha edhe veten.

“Samiun e kam njohur më 2001 dhe në atë vit pas përfundimit të luftës nuk e di a e kam takuar edhe një herë. Është një djalë i qetë jo euforik. Edhe të tjerët që i përmendët i kam njohur, përveç Dem Shehut. Kanë lëvizë kanë ardhur dhe kanë vizituar selinë e BDI-së. Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre.  Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali”, ka thënë Ahmeti në intervistën dhënë Televizinot Alsat në Maqedoni.

Ai më pas edhe tregoi të gjithë ngjarjen se si e ka kuptuar se ndodhi konflikti në Kumanovë. Ahmeti ka treguar se këtë e ka kuptuar përmes një telefonate.

“ Në komunikime e sipër, në ora 10:20 më vjen një sms dhe më thotë që jam në vendin e ngjajres. E hapi telefonin dhe mu drejtu: kryetar jam në vend të ngjarjes dhe ndihmina, unë mendova që është dikush jashtë përleshjes. Ai më tha: Të lutëm ndihmona . Mua mu dridhë trupi. O të lutem ndihmona se unë jam brenda në luftime. Edhe tash po më dridhet trupi. Tërë trupi mu është dridhur. Ku je? Këtu në luftime. Çfarë të ju ndihmoj? Ai më pastaj më tha: Kemi gabu, o Ali Ahmeti çu në këmbë dhe hapna rrugën. As nuk e pyeta as nuk u prezantua kush është. Po fliste qetë . Pas një ore përsëri i ra telefoni. I thirra të gjithë njerëzit që i kam që të vijnë në seli dhe të paraqesim një opsion. Unë i thash që nuk muind ti përgjigjem kërkesës suaj që të hapë korridor se jmund të ju vret dikush se ju vret në besë time”, ka treguar Ahmeti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close