Epilogu

Almeda xheloze, s’e lë rehat Çenarin gjatë xhirimeve

Në qendër të lajmeve turke sot janë vënë çifti Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman.

Sipas shtypit turk, ish Miss Shqipëria ka qenë e pranishme gjatë xhirimeve të filmit “Perla e zezë” ku interpretojnë bashkëshorti i saj dhe aktorja e njohur Hande Ercel.

Teksa realizohej skena e puthjes mes tyre, raportohet se bukuroshja shqiptare është nervozuar dhe ka dashur të ndërpresë vazhdimin e xhirimeve. Ajo është drejtuar për tek regjisori i serialit dhe thuhet se ka qëndruar aty për dy orë për të parë çdo lëvizje në shesh xhirim. Edhe më parë, ndjekësit e saj i shkruanin se “një puthje është e rrezikshme, bëj kujdes”.

Gjithsesi, nuk ka vonuar shumë dhe Almeda ka kthyer një përgjigje nëpërmjet një story në instagram.

“Ai që i shkruan këto lajme, me siguri as nuk i lexon më parë. Është e turpshme. A kam shkuar në shesh xhirim? Epo, nuk mund të qendroj vetëm në shtëpi e mbyllur. Shkova për të parë ‘skenën e shumëpërfolur’ sepse ma kërkuan. Unë e di me kë jam martuar dhe më vjen keq për lajmet që ju shkruani” – ka thënë ndër të tjera Almeda.

Exit mobile version