fbpx
Lajme

Ambasadori Abott: Duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe Grenellit në dialog ishte pozitive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi ishte pozitive.

Kështu tha ai në një diskutim virtual të organizuar nga Lëvizja Fol, ku mes tjerash tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë tha se i ka sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme.

Ambasadori britanik  tha se shteti i tij e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“… Duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe e ambasadorit Richard Grenell ishte pozitive…”, është shprehur Abbot, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marëveshje ekonomike më 4 shtator në SHBA, ku ndërmjetësues ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit, i siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli, shtet me të cilin vendi ynë së shpejti do të vendosë marrëdhënie diplomatike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close