Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott, me shumë siguri deklaroi se dialogu do të nisë përsëri, ai kishte thënë ne e dërguam njeriun në Hënë, me siguri i kthejmë Beogradin e Prishtinën në tavolinën e dialogut.
Ambasadori Amerikan Scott shkroi këtë pas takimit të Këshilltarit për Siguri të SHBA-së, John Bolton dhe Ivica Dacic, Ministrit të Jashtëm të Serbisë dje, të cilit ju referua ambasadori amerikan në shkrimin e tij në Twitter.
Këshilltari, John Bolton, kishte shprehur kënaqësinë e tij pas takimit duke theksuar se ai dhe Dacic ishin pajtuar se duhet t’i kthehen dialogut me Kosovën, pasi asnjëra palë nuk përfiton prej kësaj bllokade.
John Bolton kishte thënë se të dyja palët duhen bërë diçka menjëherë, ka theksuar Këshilltari i Presidentit Amerikan, Donald Trump.
Referenca e njeriut në Hënë e Ambasadorit Scott, vjen pasi të shtunë bëhen 50 vite nga shkelja e Neill Armstrong në Hënë.